Fjalë Kyçe

Limaj takohet me ambasadorin e Norevegjisë, Jens Erik Grondahl

Limaj takohet me ambasadorin e Norevegjisë, Jens Erik Grondahl

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grondahl.

Limaj përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka thënë se me ambasadorin Grondahl kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit di dhe për dialogun me Serbinë.

“Prita në takim njohës ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë.

Me ambasadorin Grondahl biseduam për zhvillimet e tanishme në vend, zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe sfidat që e presin qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Limaj.

Në fund, Limaj ka falenderuar ambasadorin për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, theksova qëndrimin tonë tashmë të njohur, se na duhet konsensus sa më i gjerë për këtë temë dhe se dialogut të mundshëm duhet t’i paraprijë një marrëveshje mes dy shteteve për agjendën dhe parimet.

Ambasadorin e falënderova për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe presim që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha fushat. Norvegjia është shtet mik i Kosovës e cila e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit.FL”, ka përfunduar Limaj.

https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/127811391920936