Fjalë Kyçe

Luani në Kosovë: Flet pronari i restorantit në Gjilan, tregon se a e ka kontrabanduar

Luani në Kosovë: Flet pronari i restorantit në Gjilan, tregon se a e ka kontrabanduar

Pronari i restorantit në Gjilan, që po e mban të mbyllur në kafaz një luan, ka thënë se luanin e ka sjellë me letra në Kosovë dhe se nuk ka asgjë jo ligjore.

Në fshatin Stançiq, në Komunën e Gjilanit, brenda oborrit të një restoranti ndodhet një luan që mbahet ne kafaz për atraksion turistik.

Menaxheri i këtij restoranti ka thënë se ai i ka të gjitha dokumentacionet e nevojshme që vërtetojnë se luanin e morën në mënyrë të ligjshme.

Mirëpo një gjë të tillë po e kundërshton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, duk e cilësuar si kontrabandë.

“Po, posa kemi pranuar informatën ne si agjenci kemi dërguar inspektoret ne vend ngjarje. Eshte konstatuar se aty gjendet nje luan i cili nuk posedon dokumentacion përcjellës mbi origjinën dhe ne si autoritet kontrollojmë vetëm importet zyrtare, ato qe lajmërohen ne dogane. Ky nuk i eshte nënshtruar kontrollit kufitar. Jemi duke shqyrtuar te gjitha mundësitë qe per fatin e kafshës te vendosim ne baze te ligjeve ne fuqi”, ka thënë Lamir Thaçi, nga AVUK

Reagim për mbajtjen e luanit ka pasur edhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Ata kërkuan nga institucionet shtetërore që ta largojnë luanin nga ai vend sa më shpejt që munden.