Fjalë Kyçe

Mësohen detaje të reja rreth përleshjes ku humbi jetën një person në Gjakovë

Mësohen detaje të reja rreth përleshjes ku humbi jetën një person në Gjakovë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur këtë mbrëmje në fshatin Marmull të Gjakovës.

Personi që u qëllua me një plumb dhe humbi jetën ishte 40 vjeçari me inicialet T.B.

Ai ishte kumbarë i personit tjetër të plagosur, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve brenda policisë në Gjakovë deri te incidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të problemeve pronësore, express.

I dyshuari është i njohur për policinë.

Ai ndodhet në arrati derisa thuhet të ketë kontaktuar policinë të cilës i është thënë se do të vetëdorëzohet.