Fjalë Kyçe

Naser Morina dyshohet se u vra nga vëllezërit e tij

Naser Morina dyshohet se u vra nga vëllezërit e tij

Dy vëllezërit E.M dhe A.M, të familjes Morina nga Qifllaku i Rahovecit dyshohen për përfshirje në vrasjen e vëllait të vogël, Naser Morina. Mbi këtë dyshim, policia ka arrestuar ata dhe dy shok të viktimës.

32 vjeçari u gjet i vdekur në oborr të shtëpisë, mëngjesin e 9 majit të këtij viti. Nëna e tyre rrëfen se ka mbetur e tronditur në momentin kur ata janë arrestuar, e cila thotë se nuk ka dyshim se ata janë të pafajshëm.

Ndërkohë, policia thotë se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të flasin për motivet e vrasjes.