Fjalë Kyçe

Policia bastis një banesë në Pejë, gjen drogë të fshehur në bure

Policia bastis një banesë në Pejë, gjen drogë të fshehur në bure

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi gjatë kontroll-bastisjes në banesën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 7 kilogram e 101.6 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, është ndaluar për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Pejë, me datën 24.04.2019
në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’ përmes rrugëve operative ka siguruar
informacion se i dyshuari i këtij rasti dyshohet se posedon substanca narkotike.

Hetuesit kanë siguruar urdhërin nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës themelore në Pejë për të bërë kontroll-bastisje në banesën e të dyshuarit, me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe ka
konfiskuar një sasi pre 7 kilogram e 101.6 gram, substancë narkotike e llojit ‘marihuan’.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me
procedura te mëtutjeshme.