Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës ua ka ndaluar kaq personave ngasjen e automjetit

Policia e Kosovës ua ka ndaluar kaq personave ngasjen e automjetit

Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Organet e rendit vetëm gjatë tre muajve nga data 01.01.2019-10.03.2019  kanë shqiptuar gjithsej 1 mijë  e 321 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve, të cilëve përveç gjobës me të holla, të njëjtëve iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse “ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik”, njofton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.