Fjalë Kyçe

Policia interviston gardianët dhe sigurimin e QKUK-së për arratisjen e Adhurim Krasniqit

Policia interviston gardianët dhe sigurimin e QKUK-së për arratisjen e Adhurim Krasniqit

Adhurim Krasniqi, i dyshuar për rastin e plagosjes së menaxherit të Feros, Met Elshanit është arratisur sot nga klinika Ortopedike, ku ishte duke u trajtuar pasi gjatë përleshjes së javës së kaluar kishte pasur lëndime në këmbën e djathtë.

Burime brenda policisë kanë thënë për Insajderin se i dyshuari ka qenë në përkujdesjen e dy gardianëve F.Sh dhe R.Z.  Ata e kanë vërejtur se i dyshuari ishte arratisur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Pas këtyre informative, menjëhere në vendin e ngjarjes kanë daalur njësistet relevante policore dhe dy gardianët dhe një pjestarë të sigurimit të spitalit janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor.

Sipas këtyre burimeve lidhur me rastin është njoftuar edhe eprori i gardianëve, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar të tre këta persona janë intervistuar në rolin e dëshmitarëve.