Fjalë Kyçe

Prokuroria Speciale jep detaje për dyshimet për bombë

Prokuroria Speciale jep detaje për dyshimet për bombë

Zëdhnësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu ka bërë të ditur para mediave se në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë Speciale kanë marrë një telefonatë kërcënuese, e menjëherë pas saj janë evakuuar stafin, raporton Express.

“Sot në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kanë pranu një telefonatë ku kanë marrë një kërcënim.  Në telefonatën e njejtë është pëmendur se Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Speciale, po duke pas parasysh se në Kosovë nuk ka Gjykatë Speciale, ne prokuroria speciale kemi marrë kërcënim që mund të ketë bëjë me Prokurorinë Speciale”, shtoi ai.

Tutje, Lutfi ka bërë të ditur se me të marrë informacionin është evakuuar stafi për shkak të sigurisë.

Deri më tani ende nuk kanë informacione për ndonjë person të dyshuar.