Fjalë Kyçe

Rritet bilanci i të lënduarve nga tërmetet në Shqipëri

Rritet bilanci i të lënduarve nga tërmetet në Shqipëri

Në një dalje për mediat ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri bilancin paraprak të dëmeve nga tërmeti. Xhaçka konfirmoi se janë 68 persona të lënduar nga tërmeti.

“Raportohet për 68 persona të lënduar. Lëndime të lehta që kanë ardhur si pasojë e frikës që kanë përjetuar. E rëndësishme është se nuk ka pasur humbje jete.

Dëme më të mëdha materiale, kryesisht krisje banesash dhe pallatesh, ka pasur në Tiranë dhe Durrës. Në Tiranë krisje në 46 banesa dhe në tre pallate. Në Durrës dëme në 4 pallate dhe 42 banesa kryesisht të vjetra.

“Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik. Është e pritshme që ngjarja të pasohet me lëkundje të tjera derisa të stabilizohen pllakat tektonike. Është një lajm i mirë që goditjet pasuese kanë pësuar rënie. Deri më tani raportohet për 68 persona të lënduar. Ka pasur persona që kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar.

Në pjesën dërrmuese të vendit bëhet fjalë për krisje të mure. Krisje në 46 banesa dhe në tre pallate në Farkë, në Dajt, në Komunën e Parisit. Në Durrës raportohen dëme në 4 pallate dhe 46 banesa të vjetra. Në Dibër kemi banesa të dëmtuar dhe një e rrëzuar plotësisht. Në Korçë nuk raportohen dëme. Çdo institucion kemi në gatishmëri emergjencën. Po ashtu dua të informoj se bashkitë janë duke përgatitur qendra strehimi për të gjithë ata që mund të kenë nevojë.

Kam qenë në kontakt edhe me kryeministrin i cili ka vendosur të ndërpresë takimin në Vjenë. Paralelisht po ngrihen edhe grupet e vlerësimit të dëmeve. Kemi marrë shumë mesazhe solidariteti. Shumë qytetarë kanë përjetuar momente ankthi dhe frike. FA, Policia e Shtetit dhe ekipet e vlerësimit do të jenë në krye të detyrës”, tha ajo.

 

https://www.dailymotion.com/video/x7ljcx7