Fjalë Kyçe

S’ka buxhet për të paguar rrogat edhe të 14 prokurorëve shtesë

S’ka buxhet për të paguar rrogat edhe të 14 prokurorëve shtesë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka deklaruar se përkundër që kanë pasur kërkesa karshi Këshillit Prokurorial e Ministrisë se Drejtësisë për rritjen e prokurorëve në këtë prokurori kjo kërkesë nuk u është realizuar.

Në Express Intervistën e KTV-së, Beka ka deklaruar se për shkak të numrit të madh të rasteve dhe hapësirës se madhe që e mbulojnë u duhen edhe 14 prokurorë të rijnë e dhjetëra bashkëpunëtorë profesionalë.

“Pyetje shumë e mirë që mua me ka munduar që kohë me parë. Numri i prokurorëve tek ne ka qenë 60. Në jemi prokurori e karrierës që njerëzit shkojnë-avancohen. Ne tash kemi mbetur me 50 prokurorë dhe 6 prokurorë që do të fillojnë javën e ardhshme”, ka thënë ai.

Sipas Bekës volumi i punës që kanë kërkon prokurorë e bashkëpunëtorë profesionalë shtesë.

“Nuk mjafton numri i prokurorëve dhe numri i lëndëve që vinë vazhdimisht. Unë mendoj që po të rritet numri i prokurorëve dhe numri i bashkëpunëtorëve që tani i kemi 16 e duhet të ketë aq sa ka prokurorë”, ka thënë ai.

Sipas tij, me këtë kërkesë janë pajtuar zyrtarët e Këshillit Prokurorial e të Ministrisë se Drejtësisë por që deri tani nuk janë hapur konkurset për këto pozita për shkak të mungesës se buxhetit.

“Nuk hapim se nuk varët prej nesh. Ne mundem me ba vetëm kërkesë. Qëndrimi i prokurorisë tonë, prokurorisë se Shtetit ka qenë ky dhe është aprovuar ky propozim. Mirëpo tani pritet që kur mundet sistemi prokurorial ose ministria që e mbulon me shpenzime”, ka thënë Beka.