Fjalë Kyçe

Surroi: Drejtësia s’bëhet me rezoluta, ato fyejnë viktimat e luftës

Surroi: Drejtësia s’bëhet me rezoluta, ato fyejnë viktimat e luftës

Veton Surroi thotë se rezolutat e prodhuara nga Kuvendi i Kosovës bëhen vetëm që çështjet të largohen nga rendi i ditës.
Madje, thotë Surroi, “vlejnë 24 orë, ndoshta më pak se kaq”.

“Rezolutat vlejnë 24 orë, ndoshta më pak se kaq. Kush i mban mend rezolutat e Kuvendit të Kosovës? Mos ta mashtrojmë opinionin, mund të mashtrohen për shumë gjëra tjera, por për çështjen e të zhdukurve, çështjen e krimeve, është krejtësisht e padrejtë, fyerje për qytetarët e Kosovës dhe sidomos për familjet e viktimave të luftës”.
Sipas tij, nuk mund t’u thuhet familjarëve të viktimave se një rezolutë do të ndihmoj që të zbardhet fati i fëmijës së vdekur.

“Nuk do ta gjejë drejtësinë rezoluta”, theksoi Surroi.
Sipas tij, rezoluta më së shumti shërben vetëm për ta hequr çështjen nga rendi i ditës.