Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Babaicë, ku raportohet se një burrë ka goditur disa herë me sëpatë në kokë dhe fytyrë bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur.
Mësohet se ajo ka mbërritur e pajetë në ambientet e spitalit, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.