Fjalë Kyçe

Lajmi i fundit: Vaksina e zhvilluar në Oksford po funksionon kundër koronavirusit

Lajmi i fundit: Vaksina e zhvilluar në Oksford po funksionon kundër koronavirusit

Një vaksinë kundër koronavirusit, e cila është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, duket se është e sigurt për përdorim dhe mund ta nxisë sistemin imunitar të njeriut për të reaguar.

Në rezultatet e testit ku ishin të përfshirë 1,077 persona u dëshmua se vaksina e ka nxitur prodhimin e antitrupave dhe rruazave të bardha të gjakut, të cilat mund ta luftojnë virusin.

Këto rezultate janë shumë premtuese, por ende është shumë herët për t’u ditur nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje, prandaj disa testime më të mëdha janë në proces e sipër, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Britania e Madhe tashmë i ka porositur 100 milionë doza të kësaj vaksine.

Vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 është duke u zhvilluar me një shpejtësi të pashembullt. Ajo përbëhet nga një virus i modifikuar gjenetikisht që e shkakton të ftohurën e zakonshme.