Për nder të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe bashkëpunim me Klinikën e radiologjisë SHSKUK, do të fillojnë fushatën sensibilizuese “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”.
Në kuadër të kësaj fushate, të gjitha gratë e Komunës së Prishtinës do të kenë falas shërbimin e mamografisë së gjirit.
Nga sot e deri në fund të muajit mars, çdo ditë, prej orës 08:00 -14:00, në hapësirat e QKMF-së do të ofrohen shërbime falas të mamografisë së gjirit për gratë dhe vajzat mbi moshën 40 vjet.
Kjo nismë realizohet përmes mamografit mobil i cili është parkuar në QKMF-Prishtinë.
Në ora 09:40, drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi dhe drejtori i Radiologjisë, Bujar Gjikolli do të hapin këtë ngjarje./Gazeta Alo/