Fjalë Kyçe

Maskë me tre përbërës për fytyrë efektive

Maskë me tre përbërës për fytyrë efektive

Kjo maskë me kos, portokall dhe Aloe Vera pastron fytyrën thellësisht, duke i dhënë saj një shkëlqim që e keni dëshiruar gjithnjë. Po ashtu, ajo mbyll poret e zgjeruara nga yndyra duke e lënë fytyrën tuaj të pastër dhe të shëndetshme.

Përbërësit:

1 lugë çaji kos

2 lugë gjelle lëng portokalli

Pak lëkurë e grirë portokalli

1 lugë çaji xhel Aloe Vera

Udhëzime:

Kombinoni në një enë të vogël kosin, xhelin Aloe Vera, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit. Përziejini mirë derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për rreth 20 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë, transmeton shije.al.

Mund ta përdorni këtë maskë 2 herë në javë për rezultate më të shpejta dhe efektive.