Fjalë Kyçe

Mësohet çmimi i vaksinës kundër Covid-19 të kompanisë amerikane Moderna

Mësohet çmimi i vaksinës kundër Covid-19 të kompanisë amerikane Moderna

Moderna Inc. ka njoftuar se është në bisedime me disa shtete për marrëveshje të furnizimit me vaksinën eksperimentale kundër koronavirusit të ri SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen Covid-19, duke shtuar se tanimë ka pranuar rreth 400 milionë dollarë amerikanë për furnizimin e mundshëm, transmeton Gazeta Metro.

Çmimi vaksinës së mundshme të Moderna është caktuar 32 $ – 37 $ për dozë për marrëveshje me vëllim të ultë.

Kandidati i kësaj kompanie është një prej të paktëve që është në fazën e fundit të testimit derisa prodhuesit farmaceutik po garojnë të zhvillojnë një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër pandemisë që ka marrë më shumë se 700 mijë jetë në gjithë botën.

Javën e kaluar Moderna Inc. ka filluar fazën e fundit të provave klinike në 30 mijë njerëz për të demonstruar se kandidati për vaksinë ishte efektive dhe e sigurt, pengesa e fundit për të arritur miratim nga rregullatorët. Ata kanë thënë se do të jenë të gatshëm deri në fund të këtij viti.

Kompania njoftoi muajin e kaluar se planifikon që të vendos çmimin që do të siguronte qasje të gjerë dhe se nuk kishte plane të kryente prova klinike të vaksinës jashtë SHBA’së.

“Derisa po përgatitemi fazën komerciale të kompanisë, ne e kuptojmë nevojën për çmim të arsyeshme në kohë pandemie” tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Stephane Bancel në një komunikatë.

Kompania Moderna, që nuk ka produkt farmaceutik në treg, është një prej kompanive që ka pranuar fonde nga qeveria amerikane për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës kundër Covid-19. Qeveria e SHBA’së i kishte ndarë Moderna Inc. afër 1 miliard dollarë.