Fjalë Kyçe

Mësuesi i jogës në Indi thotë se mjekësia moderne rriti rastet e vdekjeve nga COVID-19

Mësuesi i jogës në Indi thotë se mjekësia moderne rriti rastet e vdekjeve nga COVID-19

Mjekët kanë kundërshtuar deklarimet e mësuesit të jogës dhe mjekësisë popullore të Indisë, Baba Ramdev, i cili tha se si shkak i medicinës moderne kanë vdekur mijëra persona nga koronavirusi. Ramdev pati deklaruar se mjekësia e ditëve të sotme po ua rrezikon jetën njerëzve, mirëpo më pas u tërhoq nga deklarimet pas reagimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjekësia moderne është, e njohur si alopati, është bazë për trajtimin e problemeve shëndetësore nga banorët e Indisë, mirëpo një numër i madh i tyre ende besojnë në mjekësinë popullore dhe “trajtimin shpirtëror”, shkruan BBC.

India tash e sa javë është duke u përballur me rritje enorme të rasteve pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi. Problematike është bërë edhe mungesa e oksigjenit.