Fjalë Kyçe

Metoda e re e mjekimit, spitali në shtëpinë tuaj

Metoda e re e mjekimit, spitali në shtëpinë tuaj

William Merry e mendoi më të keqen kur vërejti se kishte temperaturë. “Kur kisha temperaturë më thanë që të kthehesha në veturë sepse do të vinin mjekët. Erdhën tek unë me maska dhe pajisje mbrojtëse. Më bën testin po atë ditë”. Merry kishte përvojë të hidhur para gjashtë vjetësh dhe refuzoi të kthehej në spital kur antibiotiku nuk po kryente punë dhe temperatura e tij rritej.

Kështu, doktorët aranzhuan çdo gjë që ai të trajtohej në shtëpi. “Rezultati pas disa ditësh doli negativ dhe ishte lehtësim që nuk kisha virusin, por më diagnostikoi me pneumoni.

Merry dhe bashkëshortja e tij Linda, një infermiere e pensionuar, u mahnitën se sa shpejt dhoma e tyre e ditës u kthye në një dhomë të vogël spitali. Teknikët mjekësor sollën pajisjet dhe bombolat me oksigjen. Pastaj ua shpjeguan se si punonin këto pajisje.

Për t’ua lehtësuar stresin, mjekët vazhdimisht kanë komunikuar me Merryn përmes videothirrjeve. “Tani kur është COVID-19, nuk doja të shkoja e të shtrihesha në spital me pacientët tjerë dhe të mos shqetësohesha se çfarë do të më priste”.

Programi i shtëpive spitale është veç një pjesë e planit gjigant për të kryer punë nga distanca. Falë teknologjisë, më shumë se 35 milionë raste janë mjekuar nëpër shtëpi.

Programi i quajtur “Medically Home” synon deri në vitin 2021 të zgjerohet në 12 shtete. Pacientët 24 orë në javë monitorohen nga distanca përmes pajisjeve monitoruese që dërgojnë shenjat vitale tek mjekët në spitale. Vetëm në New York, 10 deri në 30 pacientë janë mjekuar nëpër shtëpi, fal këtij programi të shëndetësisë amerikane.