Fjalë Kyçe

Ministri i Shëndetësisë: Çmime të njëjta për barnat e njëjta në secilën barnatore në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë: Çmime të njëjta për barnat e njëjta në secilën barnatore në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se shumë shpejt në vendin tonë do të ketë çmime të njëjta për barnat e njëjta në secilën barnatore në gjithë Kosovën.

Ismaili, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kjo do të ndodhë që t’u jepet fund shpenzimeve shumë të larta të qytetarëve në blerjen e barnave, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Çmime të njëjta për barnat e njëjta në secilën barnatore në gjithë Kosovën, që t’u japim fund shpenzimeve shumë të larta të qytetarëve në blerjen e barnave. Kosova është vendi i vetëm në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk kanë mekanizma për rregullimin e çmimeve. Për ta ruajtur xhepin e qytetarëve, buxhetin e shtetit dhe për ta hequr Kosovën nga kjo “listë e zezë”, në bashkëpunim të afërt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ne kemi hartuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të barnave. Për ta pasuruar edhe më tej këtë dokument, organizuam edhe një debat publik me akterë të rëndësishëm vendorë dhe ndërkombëtarë dhe organizata të ndryshme joqeveritare. #BashkëeNdreqim/Gazeta Alo/

Fotografia e Uran Ismaili