Fjalë Kyçe

Mjeku nga SHBA: Vaksina duhet përsëritur çdo vit, ja kur do të jetë gati

Mjeku nga SHBA: Vaksina duhet përsëritur çdo vit, ja kur do të jetë gati

Mjeku Arban Domi tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se koha e sigurt për të patur një vaksinë kundër Covid është fundi i vitit të ardhshëm.

Mjeku Domi, i cili drejton një departament në kompaninë e prodhimit të vaksinave “Geovax” në SHBA, tha gjithashtu se edhe nëse vaksina del më herët, siguria e saj do dojë kohë të vërtetohet.

“Fundi i vitit të ardhshëm është më i sigurti për vaksinën. Mendimi im dhe i grupit që unë punoj është i tillë: Nëse do dali vaksina dhe shpresoj që të dali në fund të këtij viti do bëhet në mënyrë selektive për njerëzit më të rriskuar. Kjo për arsye se dhe rrisku sekondar nuk është njësoj tek një 70-vjeçar dhe tek një 20-vjeçar”, u shpreh mjeku Domi.

Gjithashtu, ajo që mjeku e cilësoi si problematikë lidhur me vaksinën është fakti që antitrupat e Covid nuk qëndrojnë në organizëm përgjithmonë, çka do të thotë sipas tij që vaksina do duhet të përsëritet çdo vit.