Fjalë Kyçe

Mungojnë barnat për trajtimin e tuberkulozit

Mungojnë barnat për trajtimin e tuberkulozit

33 vjeçari A.Sh nga Gjakova ka gjashtë muaj që është prekur me sëmundjen e Tuberkulozit, derisa në këto dy javët e fundit nuk po arrin ti gjejë dot tabletat Rifampin dhe Isonizid.

I njëjti thotë se kjo gjë e ka shqetësuar fort, ngase gjendja e tij shëndetësore mund të përkeqësohet.

Se ka të tilla ankesa e pohon edhe pulmologu Flamur Marku, i cili tregon se kjo është terapi e vazhdueshme pas asaj intensive.

Pulmologu Marku shpjegon se vonesa e marrjes së kësaj terapie mund të sjellë komplikime dhe trajtimi duhet të përsëritet.

Burime brenda MSH-së bëjnë me dije se mungesa derivon për shkak të rritjeve të rasteve në këtë fillim vit dhe se këto dy lloje shpenzohen më shumë për shkak të aplikimit, teksa nga ky burim thonë se jo të gjitha institucionet kanë mungesë, veçse duhet të kombinohen.

Televizioni klankosova merr vesh se terapia për TB është porositur përmes UNICEF-it  dhe deri në fund të prillit pritet të bëhet furnizimi.