Fjalë Kyçe

Mutacioni i ri i koronavirusit – më shpejt transmetues, më pak vdekjeprurës

Mutacioni i ri i koronavirusit – më shpejt transmetues, më pak vdekjeprurës

Një lloj i koronavirusit që po lulëzon në Evropë, SHBA dhe pjesë të Azisë ka një mutacion specifik i cili transmetohet më shpejt por është më pak vdekjeprurës, beson një ekspert.

Ndryshimi në virusin SARS-CoV-2, agjenti që shkakton Covid-19, quhet D614G, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Paul Tambyah, këshilltar i lartë në Universitetin Kombëtar të Singaporit dhe president i zgjedhur i Shoqatës Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, tha se provat sugjerojnë se përhapja e mutacionit D614G në disa pjesë të botës ka përkuar me një rënie të niveleve të vdekjes, duke sugjeruar se është më pak vdekjeprurës.

“Ndoshta një trend i tillë është pozitiv për botën”, është shprehur Dr. Tambyah për agjencinë e lajmeve Reuters.

Tambyah tha që shumica e viruseve priren të bëhen më pak virulentë sa herë që krijojnë mutacione.

Shkencëtarët zbuluan mutacionin që në shkurt, i cili ka qarkulluar qëkur në Evropë dhe Amerikë, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

OBSH ka thënë gjithashtu se nuk ka prova që mutacioni ka çuar në rëndim të gjendjes shëndetësore tek të infektuarit.