Fjalë Kyçe

Ndodh edhe kjo: Për festën e Bajramit, një kompani në Kosovë ofroi zbritje për produkte të rritjes së gjinjve

Ndodh edhe kjo: Për festën e Bajramit, një kompani në Kosovë ofroi zbritje për produkte të rritjes së gjinjve

Zbritjet në Kosovë gjatë festave të ndryshme janë shumë aktuale, e disa nga to janë edhe interesante.

Kësisoj ishte edhe për festën e Fitër Bajramit që u festua këtë javë në Kosovë. Një kompani e kremrave për rritje të gjoksit dhe fryerje të buzëve, ofroi zbritje për Fitër Bajram, shkruan Insajderi.

Njoftimi që ishte përhapur në rrjetin social të kësaj kompanie ishte shpërndarë mjaft shumë dhe interesimi ishte i madh.

“Zbritje festive per Bajram.

Bust XL -Zmadhimi edhe ngritje i gjjinjve Natyral – Produkti bio efekti per 15 dite Botolips.

Botox efektkti per fryrjen e buzve efekti sigurt edhe bio.

Matcha produkti per dobsim humbisni deri ne 2 kg per 10 ditë”, thuhej në njoftim.

Kujtojmë se një zbritje e tillë ishte edhe në qendrat e masazheve të cilat reklamonin femrat për klientët e tyre që të çlodheshin për bajram.]