Fjalë Kyçe

Në rritje rastet e kancereve që lidhen me obezitetin

Në rritje rastet e kancereve që lidhen me obezitetin

Kanceret e lidhura me obezitetin janë duke u rritur me një ritëm më të shpejtë në mijëvjeçarë sesa në gjeneratat e vjetra në Shtetet e Bashkuara, thuhet nga Shoqëria Amerikane e Kancerit.

Analizat kanë rezultuar se një rritje e madhe e trashjes në 40 vitet e fundit mund të ketë rritur rrezikun e kancerit në brezat e rinj, njofton Klan Kosova.

Ky grup ka paralajmëruar se problemi mund të përmbysë progresin e arritur në këtë lëmi gjatë kohëve të fundit në kancerin.

Shoqëria Amerikane e Kancerit ka studiuar miliona të dhëna shëndetësore nga viti 1995 deri në vitin 2014, duke botuar gjetjet e saj në The Public Health Lancet.

Në dekadat e fundit, ka pasur dëshmi në rritje se kanceret e caktuara mund të lidhen me obezitetin.