Fjalë Kyçe

Nga komplikacionet e shkaktuara nga fruthi, humb jeten foshnja 4 muajshe

Nga komplikacionet e shkaktuara nga fruthi, humb jeten foshnja 4 muajshe

Një foshnje 4-muajshe me inicialet A.A nga Manza e Durrësit, ka humbur jetën ditën e djeshme në shërbimin e pediatrisë në QSUT për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi. Sakaq burime nga Qendra Spitalore Universitare ‘’Nënë Tereza” bëjnë me dije se situate e tij u përkeqësua për shkak të një pneumonie masive.

Në një kohë kur vendi është në një situatë fruthi,  y është rasti i parë që humb jetën këtë vit. Por ajo që është më shqetësuese është fakti se foshnja e vogël edhe shumë raste të tjera që po paraqiten në shërbimin e pediatrisë të prekur nga fruthi, janë infektuar po në urgjencën e këtij pavioni.

Foshnja kishte qenë e shtruar dy javë më parë në shërbimin e pediatrisë me bronkolit dhe, sipas mjekëve, ka rënë në kontakt me fruthin. Vetëm javën e parë të janarit u regjistruan 11 fëmijë nën moshën dy vjeç, të pavaksinuar që kishin rënë në kontakt me fruthin, pasi kishin qenë në urgjencën e pediatrisë për shkak të virozave. Mjekët bëjnë apel që për çdo rast, prindërit të evitojnë sa të munden shërbimin e pediatrisë dhe t’u drejtohen pediatreve nëpër Qendra Shëndetësore.

Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje prindërve të mos shtyjnë në kohë vaksinën MMR tek fëmijët si në dozën e parë që bëhet 1 vjeç, ashtu edhe për dozën e dytë që bëhen në moshën 5-vjeçare. Por edhe pse kemi situatë fruthi, edhe pse ka humbur jetën prej dy ditësh një foshnjë për shkak të komplikacioneve, të fruthit Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë deklaratë zyrtare për këtë fakt dhe për më tepër pengohen institucionet përkatëse të kontaktojnë me mediat, e cila nuk bën gjë tjetër përveçse shpërndan informacion tek qytetarët.