Fjalë Kyçe

Nisi Java e Bibliotekës në Kosovë

Nisi Java e Bibliotekës në Kosovë

Sot ka filluar Java e Bibliotekës në Kosovë, për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë.

Java e sivjetme e Bibliotekës do të zhvillohet nga 5-11 shtator në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Përveç aktiviteteve kulturore e bibliotekare, do të organizohen edhe sesione shkencore që trajtojnë tema të rëndësishme nga komunikimi, historia, teknologjia informative, referencat, digjitalizimi e të tjera, njofton Klankosova.tv

Temë bosht e këtij edicioni do të jetë “Dokumentimi i kulturës së emigracionit: koleksionet e shtypura dhe digjitale”.