Një grua ka lindur nëntë bebe pasi gjatë shtatzënisë mjekët nuk kishin parë edhe dy bebe.
Halima Cisse 25-vjeçare ka thënë se 5 vajzat dhe katër djemtë janë mirë me shëndetin pas lindjes me prerje cezariane në një spital në Morocco.
Halima kishte udhëtuar në Morocco për të qenë e sigurte që bebet do të lindin mirë, pasi shtatzënia mori vëmendjen e liderëve të Afrikës Perëndimore.
Të vegjlit dhe nëna janë mirë ka thënë ministri i Shëndetësisë, Fanta Siby, në një deklaratë.
Sipas ultrazërit, Cisse priste t’i lindte pesë fëmijë, derisa nuk ishin parë edhe dy të tjerët. Të gjithë kanë ardhur në jetë përmes prerjes cezariane.