Fjalë Kyçe

Një ton ilaçe nga Rusia në Beograd me destinacion për në Kosovë

Një ton ilaçe nga Rusia në Beograd me destinacion për në Kosovë

Qytetarë nga Rusia kanë grumbulluar një ton ilaçe për barnatoret e Qendrës shëndetësore në Mitrovicën veriore, njofton tanjug.

Ilaçet kanë arritur në aeroportin e Beogradit, citon kjo agjencia serbe e lajmeve përfaqësuesin e misionit humanitar të Rusisë, Jevgenij Primakov, njëkohësisht edhe deputet i Dumës ruse, transmeton Koha.net.

Që nga vënia e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë, qarqe në Beograd janë ankuar për mungesë ilaçesh në mjediset serbe në Kosovë.

Sipas zyrtarit rus Primakov, “regjistri i ilaçeve është bërë në bazë të nevojave të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë, depot e të cilave janë të zbrazëta dhe pa ilaçe”.

Nuk tregohet se si do të vijnë këto ilaçe në Kosovë.