Të ushqyerit e shëndetshëmm kufizon shanset për t’u sëmurur. Disa ushqimet të lira ndihmojnë të jeni në formë e të shëndetshëm këtë dimër. Foto: Flickr
Pirja e çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës.
Këtë e thotë një studim, të cilit i referohet AgroWeb.org, nue të cilin morën pjesë mbi 6500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës.
13% e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me çaj në ditë, ndërsa 51% e tyre pinin një ose më shumë filxhanë kafeje në ditë.
Në harkun kohor të 11 viteve, njerëzit që pinin çaj çdo ditë u përballën me një bllokim shumë të ngadaltë të enëve të gjakut.
Ata ishin 29% më pak të rrezikuar nga ataku në zemër, ishemia apo vdekja e parakohshme.
Njerëzit që pinin kafe çdo ditë nuk kishin asnjë prej këtyre përfitimeve.
Ndonëse pirja e çajit nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e zemrës, ai është një kontribues i fortë për mirëqenien e këtij organi.
Çajrat më të mirë për zemrën
Kur vjen puna tek përfitimet për zemrën, lloji i çajit që zgjidhni ka shumë rëndësi, sidomos për mënyrën se si mund të ndërveprojë me ilaçet.
Kardiologët amerikanë thonë se çaji i zi, i bardhë dhe jeshil janë çajrat më të mirë për zemrë.
Çaji i zi
Çaji i Zi përmban shumë flavonoidë të mirë për zemrën.
Njerëzit që pijnë çaj të zit re herë në ditë kanë nivele më të ulëta të triglicerideve dhe kolesterolit.
Por çaji i zi përmban kafeinë e cila i bën keq zemrës, veçanërisht nëse vuani nga tensioni i lartë apo rrahjet e çrregullta.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është zgjedhja më e mirë për zemrën.
Gjethet e tij nuk janë të oksiduara dhe ulin ndjeshëm kolesterolin e keq.
Pirja e këtij çaji ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në zemër.
Çaji i bardhë
Çaji i bardhë është më i pastri nga të gjithë çajrat.
Flavonoidët që gjenden tek ky çaj hollojnë gjakun, ulin tensionin, kolesterolin dhe përmirësojnë të gjithë qarkullimin e gjakut.
Megjithatë, nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, ky çaj nuk është i duhuri për ju./AgroWeb.org