Fjalë Kyçe

Për 24 orë kaq raste u paraqitën në QKUK

Për 24 orë kaq raste u paraqitën në QKUK

Në 24 orët e fundit në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka pasur 203 raste.

Nga këto raste, 34 ishin në dhomën e kujdesit të avancuar emergjent.

Kishte 49 vizita emergjente kirurgjike, 75 raste internistike dhe 31 raste që konsultuan dhe morën shërbime nga orotpedi, shkruan Gazeta Alo.

Në dhomën e intervenimeve të vogla kirurgjike kishte 14 raste, kurse 12 raste kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik./Gazeta Alo/