Në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë , vendoset pompa e parë e insulinës.
“Vendosjen e pompës e bëri drejtoresha e kësaj klinike. Pompa e insulinës është donacion dhe vendoset tek pacientët me Diabetin Tip 1”, thuhet në komunikatën e dërguar nga klinika e Endokrinologjisë , në QKUK.
E pranishme gjatë vendosjes ishte dhe përfaqësuesja e kompanisë nga Kroacia, e cila ka vëzhguar nga afër këtë punë.
Pompa e insulinës imiton mënyrën e sekretimit të insulinës nga pankreasi. Marrja e insulinës në sasi precize përmes saj e mundëson arritjen e HbA1C( vlera mesatare e sheqerit në gjak për tre muaj). Pompa është ideale dhe ulë rrezikun e paraqitjes së hipo apo hiperglikemisë si dhe parandalon shfaqjen e komplikimeve nga diabeti.