Fjalë Kyçe

Për nje trup fit ju preferojmë ushqimet që duhet ti hani para dhe pas ushtrimeve në fitnes

Për nje trup fit ju preferojmë ushqimet që duhet ti hani para dhe pas ushtrimeve në fitnes

Nëse doni një trup të shëndetshëm dhe fit, 70 për qind e punës është tek ushqimi dhe vlerat që i ushqeni trupit dhe muskujve tuaj, 30 për qind stërvitja. Sado e shpejtë dhe e bukur të jetë një veturë nuk është funksionale pa karburant.
Muskujt tuaj kanë nevojë të ushqehen dhe rikuperohen nga stërvitja në mënyrë që të “ndërtohen” siç duhet. Dhe nutrient kryesor për këtë, siç e dimë tashmë, është proteina. Pra, është e rëndësishme të konsumojmë ushqime të pasura në proteina.
Në vijim do ta shihni se pikërisht si para dhe pas stërvitjeve është prioritet të konsumoni pikërisht këto ushqime. Çdo gjë ka matematikën e saj, por nuk do të futemi në hollësira në lidhje me sasinë e proteinës për individ, le t’i mbajmë gjërat e thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë.
Formula:
1.6 gram proteinë x kilogram të peshës trupore
Ushqimet ideale për t’u konsumuar para ushtrimeve në fitnes:
• Banane;
• Gjalpë kikiriku;
• Granola bar;
• Arrat;
• Frutat e tharë;
• Tost integral;
• Tërshërë.
Ushqimet ideale për pas ushtrimeve në fitnes:
• Banane;
• Proteinë “Shake”;
• Fruta;
• Gjizë;
• Kos;
• Fileto pule;
• Vezë të ziera;
• Perimet;
• Quinoa;
• Oriz të kafenjtë (në porcione të vogla nëse jeni për prerje).
Nëse stërviteni në mëngjes direkt pas vaktit të mëngjesit
Një opsion perfekt do ishte një tas me bazë tërshëre, banane e copëtuar me një grusht fruta të thata sipas preferencës, fara chia, fara luledielli. Një opsion tjetër mund të jetë një tost me avokado. Ose një omletë me spinaq, dhe shumë opsione të larmishme që mund të përzieni ingredientët e mësipërm për një mëngjes energjik. Unë zakonisht e rekomandoj dhe e konsumoj ushqimin 30 min-1 orë para stërvitjes mëngjesin, jo më herët, por as më vonë se një orë e gjysëm.
Nëse stërviteni pas dreke/pasdite
Nëse keni konsumuar drekën për rreth 2-3 orë para një ushtrimi të shpejtë 30 minuta para do ishte fantastike. Për mua do ishte gjithmonë një banane ose një porcion fruta të thata, ‘smoothie’, ose pak kos me luleshtrydhe./mapo