20 vjet më parë, avokado u fut në Librin e Rekordeve të Guinnessit si fruti më ushqyes në botë dhe ka shumë përdorime për të.
Avokado nuk është vetëm ushqim por ka kaq shumë përdorime të tjera të cilat i gjeni më poshtë:
Krem për depilim
Një avokado përmban vitamina A dhe E të cilat ushqejnë lëkurën dhe e zbusin atë.
Përdorimi: Merrni një avokado të pjekur, hiqni lëkurën dhe ndajeni atë në gjysmë duke hequr farën dhe më pas përzieni.
Duhet të ketë një konsistencë të butë. Para depilimit, përdorni këtë krem në lëkurën tuaj, ashtu si kremi i zakonshëm i depilimit. Kur të mbaroni, ruani pjesën e mbetur në frigorifer.
Krem për buzët
Lëkura e qafës dhee buzëve është shumë e hollë dhe kjo është arsyeja pse rrudhat formohen rreth saj shumë lehtë.
Avokado përmban acid oleik i cili i bën buzët të buta dhe të plota.
Receta: Përzieni 1/2 e avokados së pjekur me 1 lugë vaj ulliri. Aplikoni përzierjen në zonën rreth buzëve dhe lëreni për 25 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Përsëriteni këtë procedurë dy herë në javë.
Trajtim për sytë
Rathët poshtë syve shfaqen për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut dhe inflamacionit të syve. Vitaminat A, D, C dhe B-3 në përbërjen e avokados mund të ndihmojnë në zvogëlimin e këtyre problemeve. Living.al
Përdorimi: Përzieni 1/2 avokado dhe 4 fetakastraveci në një blender. Ftoheni përzierjen në frigorifer për 1 orë. Pastaj aplikoni përzierjen në sy për 25 minuta. Ju mund ta përsëritni këtë procedurë çdo mëngjes.