Lufta ndaj super-baktereve po vë njerëzit e moshuar në rrezik të vdekjes nga sepsa, kanë paralajmëruar ekspertët.
Mjekët janë nën presion të lartë për të zvogëluar numrin e antibiotikëve që japin, në një orvatje për të ndaluar infeksionet të rezistojnë ndaj trajtimit.
NHS në Britani ofron pagesa shtesë të bordeve lokale të shëndetit nëse ulin normat e tyre të recetave dhe mjekët janë nën presionin për të dhënë ilaçe për më pak pacientë.
Një studim i botuar në British Medical Journal sugjeron se ky presion mund t’i vë njerëzit në rrezik.
Ai zbulon se personave të moshuar rregullisht u mohohen antibiotikët për infeksione, duke rritur mundësinë e tyre për t’u prekur nga sepsa për tetëfish dhe dyfishimin e rrezikut të vdekjes.
Studimi përmban njohjen më të madhe deri tani se fushata kundër përdorimit të tepruar të antibiotikëve mund të ketë pasoja katastrofike të paqëllimshme.