Mjeku që shpëtoi jetën e Boris Johnson, thotë se koronavirusi është poliomieliti i këtij brezi dhe paralajmëroi se do të ketë efekte afatgjata tek pacientët.
Në javën e parë të bllokimit, Profesor Nicholas Hart, një ekspert i frymëmarrjes dhe kujdesit kritik, deklaroi: “Covid-19 është poliomieliti i kësaj gjenerate. Pacientët kanë sëmundje të butë, të moderuar dhe të rëndë.
Një numër i madh i pacientëve do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike, pasi shërohen nga kjo sëmundje e rëndë që do të kërkojë një menaxhim afatgjatë.”
Polio është një sëmundje virale e cila mund të shkaktojë paralizë dhe vdekje.
Kryeministri Boris Johnson ka falënderuar publikisht Dr Nick Hart dhe Dr Nick Pirce për ndihmën e madhe që i kanë dhënë gjatë ditëve kur ai ndodhej në spital nga koronavirusi.
Johnson i dha djalit të tij emrin e mesëm Nicholas për nder të tyre dhe mjekët janë shprehur se ndihen të nderuar dhe të përulur ndaj këtij gjesti.