Fjalë Kyçe

Pini ujë sapo zgjoheni në mëngjes

Pini ujë sapo zgjoheni në mëngjes

Ju tashmë e dini se konsumimi i 7-8 gotave ujë çdo ditë është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj.

Por, është edhe më e rëndësishme të pini një gotë uji sapo të zgjoheni në mëngjes, sepse kjo mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, dhimbjet e ndryshme, astmën dhe madje edhe kancerin.

Për shkak të faktit se 70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji, pirja e ujit gjatë ditës është thelbësore.

Gjaku dhe muskujt përbëhen gjithashtu nga më shumë se 70% ujë. Uji mundëson pastrimin e trupit në mënyrë që absorbimi i lëndëve ushqyese të jetë më i mirë, njofto Klan Kosova.

Të mirat e konsumimit të ujit në mëngjes:

 

  1. Konsumimi i ujit esëll në mëngjes mundëson prodhimin e hematopoiesis ose që ndryshe quhet edhe “gjak i ri”. Ky proces ndihmon në shëndetin e përgjithshëm dhe mund të ndihmojë edhe në shërimin e disa sëmundjeve.

 

  1. Uji largon toksinat nga gjaku që në fund rezulton me lëkurë të shëndetshme, të butë dhe rrezatuese.

 

  1. Uji nëse konsumohet esëll ndihmon edhe në shërimin e disa sëmundjeve. Ndihmon në pastrimin e trupit, me problemet menstruale, kancerin, të vjellat, infeksionet urinare, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e syrit, diarresë, dhimbjet e kokës, tuberkulozit dhe të tjerëve.

 

  1. Ndihmon në humbjen e peshës.

Konsumimi i ujit në mëngjes, si gjëja e parë që bëni sapo të hapni sytë, duhet të jetë rutina juaj e përditshme.

Siç shkruan bota.al, mjekët rekomandojnë që të konsumoni një gotë me ujë një orë para se të hani mëngjes.

Nëse konsumoni 5-6 gota ujë në mëngjes në fillim duket shumë e vështirë. Por nëse këtë e ktheni në shprehi, me kohë do të bëhet më e lehtë.