Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë ka njoftuar se sot do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, arsyeja e protestës është mos punësimi i tyre në institucionet publike shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore.
Protesta nis në ora 09:30./Gazeta Alo/