Fjalë Kyçe

Pse është keq të flini me ngrohës dhome të ndezur?

Pse është keq të flini me ngrohës dhome të ndezur?

Aktivizimi i ngrohësit mund të jetë opsioni juaj i preferuar kur të vijnë ditët e ftohta. Dhe ndërsa është një ndjenjë e mirë të mos dridhesh kur del nga një grumbull batanijesh në mëngjes, sistemi juaj imunitar mund të ndihet ndryshe.

Fjetja me ngrohës të ndezur gjatë natës mund t’ju bëjë më të prirë ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera serioze, si dhe ta bëjë ajrin e brendshëm toksik.

Fikja e ngrohësit gjatë natës para se të flini, jo vetëm që do ta mbrojë sistemin tuaj imunitar, por do t’ju kursejë edhe energji elektrike.

Pra, ne bëmë disa kërkime për të mësuar më shumë rreth efekteve negative të gjumit me ngrohës të ndezur.

Mund t’ua prishë cilësinë e gjumit

Në mbrëmje, trupat tanë përjetojnë një ulje të lehtë të temperaturës bazë duke e larguar nxehtësinë nga brenda dhe duke i sinjalizuar trupit se është koha për të fjetur. Megjithatë, kur temperatura e dhomës është e lartë, ju mund ta pengoni procesin e termorregullimit të trupit tuaj dhe të përjetoni lodhje, parehati dhe shqetësim.

Shtimi i një batanijeje më shumë në vend të ndezjes së ngrohësit, mund të jetë zgjidhja më e mirë, pasi mund ta hiqni lehtësisht një shtresë kur nxeheni.

Mund të shkaktojë dhimbje gjoksi dhe probleme me zemrën

Ngrohësit e dhomës (natyrisht) krijojnë shumë nxehtësi, e cila në kthim rrit nivelin e monoksidit të karbonit brenda dhomës. Kjo është arsyeja pse nuk rekomandohet ta mbani për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia do të rrisë CO2 mbi nivelet e sigurta, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.

Efektet e mbajtjes së ngrohësve të dhomës për periudha të gjata kohore mund të shkaktojnë dhimbje në gjoks dhe të inicojnë probleme të tjera të zemrës. Në këtë rast, personat që kanë sëmundje të zemrës dhe pacientët me astmë duhet të jenë tepër të kujdesshëm, pasi janë veçanërisht të rrezikuar.

Mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor

Ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtësisë mund të jetë një faktor i rëndësishëm për infertilitetin mashkullor. Megjithatë, e mira është se efektet negative që mund të shkaktojë nxehtësia janë të kthyeshme. Pra, kjo do të thotë se nuk është kurrë vonë për ta fikur ngrohësin dhe për të filluar të flini në një dhomë më të freskët.

Mund t’ua thajë lëkurën

Fjetja me ngrohës gjatë gjithë natës gjithashtu mund të shkaktojë tharjen e lëkurës sonë për shkak të mungesës së lagështirës. Kjo mund ta bëjë lëkurën lehtësisht të irrituar, të krisur dhe të kruhet. Personat që tentojnë ta mbajnë ngrohësin afër tyre janë më të rrezikuarit të përjetojnë lëkurë të thatë dhe pjesën tjetër të simptomave të përmendura më sipër.

Mund ta bëjë toksik ajrin në dhomën tuaj

Nëse dhoma nuk është e ajrosur siç duhet (gjë që është e vështirë të mirëmbahet ndërsa jeni në gjumë), periudhat e zgjatura të nxehtësisë së tepërt mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e ajrit të brendshëm. Kjo mund të provokojë pasoja shëndetësore në afat të gjatë dhe potencialisht të çojë në probleme të frymëmarrjes si astma, të shkaktojë alergji dhe sëmundje të tjera serioze.

Mund të ndikojë në sistemin tuaj imunitar

Bakteret mbijetojnë më gjatë në ajër të thatë. Kjo është arsyeja pse kushtet e krijuara duke lënë ndezur ngrohësin mund të krijojnë një mjedis ku bakteret lulëzojnë. Në fakt, kjo është arsyeja pse ne zakonisht sëmuremi dhe kapemi më shpesh nga gripi gjatë dimrit kur ajri në dhomat tona është dukshëm më i thatë.

As foshnjat nuk i pëlqejnë dhomat me ngrohës

Bebet janë më të ndjeshme ndaj dhomave të nxehta, pasi lëkura e tyre thahet shumë më shpejt. Gjithashtu, mukoza në hundë e cila është përgjegjëse për kapjen e baktereve thahet lehtësisht në një dhomë me ajër të nxehtë. Kur mukoza thahet, sistemi ynë imunitar dobësohet dhe është më i prirë ndaj infeksioneve. Dhe, ndërsa sistemi ynë imunitar është mjaftueshëm i fortë për ta përballuar këtë, ky nuk është rasti me foshnjat, dhe ata bëhen edhe më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.