Fjalë Kyçe

Psikologu Esheref Haxhiu ofron këshilla falas për të gjithë ata që kanë nevojë

Psikologu Esheref Haxhiu ofron këshilla falas për të gjithë ata që kanë nevojë

Izolimi i shumë familjeve për një periudhë të gjatë kohe si pasojë e koronavirusit mund të ndikojë edhe në shëndetin e qytetarëve të gjitha moshave. Për këtë arsye, psikologu Esheref Haxhiu ka ofruar trajtime falas për të gjithë ata që duan të këshillohen gjatë kësaj periudhe krize.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Më lejoni që të ju rikujtoj se unë jam duke ofruar shërbime këshillimi online, me anë të Skype. Një seancë zgjat në mes të 45 deri në 50 minuta.

Profili i shkurtë i terapistit:

– Master në Psikologji Këshillimi – Universiteti i Sheffieldit

– Specializim në Terapinë e Njohjes dhe të Sjelljes – Asociacioni Israelit për Terapi të Njohjes dhe të Sjelljes.

– Kandidat i Doktoraturës në Psikologji – Universiteti i Varshavës.

– Dy vite përvojë klinike në trajtimin e rasteve të ndryshme si: ankth, depression, trauma, parandalim i vetëlëndimeve dhe vetëvrasjeve etj.).

Për të realizuar një termin, ju lutëm më KONTAKTONI nëpërmjet E-mailit ose Skype.

E-mail: [email protected]
Skype: e Mental
Facebook: e-Mental

Vërejtje nr. 1: Nuk ofëroj shërbime emërgjente. Terminet duhet të bëhen disa ditë më parë. Termini konsiderohet si i tillë vetëm pasi që të keni marr konfirmimin nga unë.

Vërejtje nr. 2: Nëse më kontaktoni për termin, ju lutem që të m’i dërgoni të dhënat e domosdoshme si: Emri dhe mbiemri, mosha, gjinia, shkollimi, statusi i punës, statusi familjar, si dhe një përshkrim të shkurtë (minimum 200 fjalë) të problemit të cilin mendoni ta adresoni me mua.

Verejtje nr 3: Per shkak te situates se krijuar nga virusi covid-19, respektivisht ankthin dhe rrethanat e tjera të jashtëzakonshme që ka prodhuar kjo situatë, ndihma ime profesionale gjatë kësaj kohe do të jetë vullnetare, pa pagesë.

Ju lutem, shpërndane me miqët tuaj.

Me respekt,
Esheref Haxhiu