Të shtunën në Kuvendin e Kosovës, u miratuar Ligji për Paga, ligj ky i cili ka siguruar rritjen më të madhe të pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në të gjitha nivelet, në 20 vitet e fundit.
Nga ky ligj kanë përfituar kanë përfituar mjekët specialist, mjekët e mjekësisë familjare, mjekët në specializim, stomatologët, mjekët e përgjithshëm, kryeinfermierët, infermierët, teknikët, shkruan Gazeta Alo.
E, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka publikuar edhe trafikonin se si do të jenë pagat me rritje.
“Në dekadën e re të shëndetësisë, rritja më e madhe e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në 20 vitet e fundit”, ka shkruar ministri Ismaili./Gazeta Alo/