Fjalë Kyçe

Revista prestigjioze mjekësore: Vaksina ruse krijon antitrupa

Revista prestigjioze mjekësore: Vaksina ruse krijon antitrupa

Revista mjekësore “The Lancet”, në një nga artikujt e saj, bën me dije se vaksina ruse “Sputnik-V” krijoi antitrupa në të gjithë personat që iu nënshtruan fazave të hershme të testimit. Një lajm ky që u përshëndet nga Moska si një përgjigje për të gjithë kritikët.

Rezultatet e dy testimeve, të ndërmarra në qershor-korrik dhe ku u përfshinë 76 persona, treguan se të gjithë pjesëmarrësit zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit dhe asnjë prej tyre nuk pati efekte anësore serioze.

Rusia licencoi 2 vaksina për përdorim të brendshëm në muajin gusht dhe kjo gjë u bë pa u bërë publike të dhënat.

“Dy testimet 42 ditore përfshinin secili 38 të rritur të shëndetshëm. Asnjë prej tyre nuk shfaqi efekte anësore dhe u konfirmua që të gjithë krijuan antitrupa”, shkruan The Lancet./A2CNN