Fjalë Kyçe

Sëmundjet infektive, QKUK thotë se asnjë pacient nuk kishte nevojë për TAMIFLU

Sëmundjet infektive, QKUK thotë se asnjë pacient nuk kishte nevojë për TAMIFLU

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se asnjë pacient nuk ka pasur nevojë për të marrë produktin TAMIFLU, pasi që nuk ka pasur nevojë për këtë lloj bari i cili jepet tek të diagnostikuarit me virusin AH1N1.

Sipas QKUK-së, TAMIFLU jepet në dy ditët e para të simptomave sëmundjes, ndërsa të sëmurit janë lajmëruar në klinikë tek në javën e dytë të trajtimit, transmeton Klan Kosova.

“Rastet e lajmëruara deri tani kanë qenë me probleme kronike dhe kardio-respirtore dhe nuk ka pasur një indikacion për përdorim Tamiflu-së”.

“Asnjë mjek i klinikës Infektive nuk ka dhënë udhëzim apo indikacion për përdorim të produktit TAMIFLU tek asnjë i sëmurë”.

“Ky produkt është ndaluar në shumë vende si në Amerikë dhe vende të tjera”.

“Klinika Infektive në QKUK kërkon që mos të bëhet panik nga personat që nuk kanë kompetentë të flasin për sëmundjet infektive”./Gazeta Alo/