Fjalë Kyçe

Shkencëtarët krijojnë një mikro-robot që në të ardhmen mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene brenda trupit

Shkencëtarët krijojnë një mikro-robot që në të ardhmen mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene brenda trupit

Shkencëtarët në Universitetin Cornell kanë krijuar një mikro-robot i cili ‘ecë’ duke përdorur katër këmbë, dhe mund të shihet vetëm me mikroskop.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, studiuesit për më pak se një javë mund të krijojnë një tufë prej një milionë robotësh.

Këmbët e tyre mund të lëvizin në mënyrë të ‘pavarur’ duke përdorur dritën laser.

Itai Cohen dhe Paul McEuen shpresojnë se këta mikro-robota të shërbejnë në të ardhmen edhe në terapi mjekësore.

Ata janë mjaft të vegjël për t’u injektuar në trup dhe që mund të projektohen për të shkatërruar qelizat kancerogjene.