Fjalë Kyçe

Shkencëtarët po punojnë në një spraj hunde që zhduk koronavirusin

Shkencëtarët po punojnë në një spraj hunde që zhduk koronavirusin

Një spraj hunde që është në fazat e testimeve mund të zhdukë koronavirusin në fillesat e tij, dhe ka dhënë rezultate premtuese në nuset e lalës.

Teksa koronavirusi vijon të infektojë nëpër botë, gara është ndezur për prodhimin e vaksinës, por kërkuesit po kërkojnë gjithashtu mënyra të tjera të ndaljes së sëmundjes.

Zhvillimi i fundit ka të bëjë me një molekulë që ndërvepron me qelizat e zgavrës së hundës duke aktivizuar reagimin imunitar të trupit.

Reagimi imunitar i nxitur nga vaksina e Covid-19 ka të bëjë me krijimin e anti-trupave dhe qelizave T që veprojnë drejt patogjenëve të caktuar.

“Ndërsa kjo vepron si një mburojë e përgjithshme mbrojtëse dhe jo në mënyrë specifike,” tha Roberto Solari, profesor i ftuar në Imperial College London dhe këshilltar i kompanisë bioteknologjike australiane Ena Respiratory, e cila po krijon molekulën e sprajit nazal.

Solari tha se duke aktivizuar sistemin imunitar, substanca e njohur si INNA-051, sinjalizon prodhimin e proteinave si citokinat, që stimulojnë mekanizmat për ndalimin e shumimit të qelizave të virusit.

Spraji me INNA-051 u aplikua në gjashtë nuse lale me doza të ndryshme. Këto të fundit janë një kafshë me interes, sa i përket modelit të koronavirusit te kafshët, shkruan tch.

Pesë ditë pas ekspozimti të kafshëve ndaj koronavirusit, materiali gjenetik i virusit ishte reduktuar me 96% në kafshët që morën INNA-051 në krahasim me të tjerat.

Tashmë nevojiten studimet e toksikologjisë dhej testime njerëzore për të parë nëse INNA-051 është efektive dhe e padëmshme kundër virusit te njerëzit.

Solari, tha se nëse funksionon, spraji me INNA-051 mund të përdoret dy herë në javë si masë parandaluese ndaj grupeve më të rrezikuara prej koronavirusit si punonjësit e shëndetësisë.