Fjalë Kyçe

Shkencëtarët thonë se shikimi i fotografive të vjetra ndikon për mirë në shëndetin tonë

Shkencëtarët thonë se shikimi i fotografive të vjetra ndikon për mirë në shëndetin tonë

Ndonjëherë, kur kemi nostalgji për ditët e shkollës, rininë, momentet e bukura nga pushimet verore apo ngjarjet e tjera që kemi përjetuar, nxjerrim një album me foto të vjetra dhe “udhëtojmë” pak në të kaluarën tonë. Fotot tregojnë situata të këndshme dhe momente familjare në të cilat jemi ndjerë vërtet të përmbushur.

Por, shkencëtarët kanë përcaktuar se ky udhëtim nëpër të kaluarën nuk ngjall vetëm kujtime. Për më tepër, është e mirë për shëndetin tonë. U krye një eksperiment ku pjesëmarrësve iu shfaqën një seri prej 26 fotografish të vjetra transmeton abcnews.Ata u lidhën me fMRI (imazhe funksionale të rezonancës magnetike), e cila përdoret për të regjistruar trurin gjatë testit.

Skanimi i trurit tregoi se ndjenja që përjetuan kur kishin parë fotot e vjetra, lehtësonte dhimbjet si ajo e kokës. Profesori Huajian Cai tha se si një emocion pozitiv, nostalgjia shërben për funksione të ndryshme adaptive, duke përfshirë reduktimin e dhimbjes.

“Rezultatet e sjelljes së pjesëmarrësve treguan se paradigma e nostalgjisë redukton ndjeshëm perceptimin e dhimbjes së pjesëmarrësve, veçanërisht kur dhimbja është me intensitet më të ulët.”, u shpreh profesori.