Fjalë Kyçe

Shkencëtarët zbulojnë testin që heton me kohë sëmundjen e njohur si vrasësi i heshtur

Shkencëtarët zbulojnë testin që heton me kohë sëmundjen e njohur si vrasësi i heshtur

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test të ri të sepsisit që tani mund të nxjerrë rezultatet brenda vetëm tre minutash.

Testi mund të shpëtojë mijëra jetë, pretendojnë krijuesit e saj, dhe ata shpresojnë se do të jetë në dispozicion të spitaleve në periudhën brenda tre ose pesë vitesh.

Aktualisht, mund të duhen deri në 72 orë për të diagnostikuar sepsisin, sëmundje kjo që vret çdo vit 52.000 persona në Britani të Madhe, transmeton Gazeta Alo.

Testi i ri me kosto të ulët, i zhvilluar nga hulumtuesit në Universitetin Strathclyde, përdor një biosensor për të kontrolluar nivelet e kimikateve të caktuara në enët e gjakut.

Ajo teston për interleukin-6 (IL-6), e cila është një molekulë e sekretuar nga sistemi imunitar dhe shpesh gjendet në nivele të larta te personat me sepsis.

Gjatë provave, testi i ri zbuloi prezencën e IL-6 brenda dy minuta e gjysmë. Ekspertët shpresojnë se testi do të përdoret në spitale gjerësisht. Po ashtu thuhet se ajo mund të implikohet dhe përdoret edhe për pacientët në kujdesin intensiv.

Sepsis, i njohur si ‘vrasësi i heshtur’, godet kur një infeksion siç është helmimi i gjakut ndez një reagim të dhunshëm imun në të cilin trupi i sulmon organet e veta.

Nëse hetohet në fillim, infeksioni mund të kontrollohet nga antibiotikët. Por simptomat e hershme të sepsis mund të ngatërrohen lehtë me sëmundje të tjera më të lehta.

Pacienti mund të përkeqësohet me shpejtësi nëse sepsis nuk zbulohet herët, kështu diagnoza dhe trajtimi i shpejtë është jetik – por kjo ndodh rrallë.

Në fazat e hershme, sepsis mund të ngatërrohet me infeksion në gjoks, grip ose stomak të përzier./Gazeta Alo/