Fjalë Kyçe

Shqetësuese, diabeti në Kosovë vetëm këtë vit ka prekur 38 persona – nën 18 vjeçarë

Shqetësuese, diabeti në Kosovë vetëm këtë vit ka prekur 38 persona – nën 18 vjeçarë

Në Ditën Botërore të Diabetit e cila edhe në Kosovë është duke u shënuar me një sërë aktivitetesh, është thënë se kjo sëmundje është duke prekur numër të madh të njerëzve edhe në Kosovë.

Madje kritike është sepse kjo sëmundje ka prekur vetëm këtë vit 38 persona që janë nën moshën 18 vjeçare e që janë insulinmarrës, transmeton Klan Kosova.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi, Naser Ramadani tha se diabeti është sëmundje që po nuk u trajtuar me kohë mund të shkaktojë efekte negative në tërë organizmin e njeriut dhe shkurton jetëgjatësinë.

Sipas tij, në Kosovë janë të evidentuara që janë të varur nga insulina është 13,337, ku dominon gjinia femërore.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi siç shkruan KP, ka deklaruar se është moment i mirë që përmes shënimi të kësaj dite të ngritët vetëdija për rrezikun nga kjo sëmundje.

Bardiqi shton se Ministria e Shëndetësisë ofron insulinë falas për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje.

Sergey Koruak, shefi i zyrës së OBSh në Prishtinë tha se diabeti është sëmundje serioze kronike jo ngjitëse dhe viteve te fundit po shihet rritja e të prekurve nga kjo sëmundje.

Erina Tafashiku, endokrinologe në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK, ka bërë të ditur se edhe në Kosovë vit pas viti ka shtim të pacientëve të prekur nga kjo sëmundje.

Tafashiku, deklaron se gjatë vitit të kaluar në këtë klinik janë hospitalizuar 612 persona me diabet tipi 2 prej të cilave 340 femra, 242 meshkuj.

Ai tha se në bazë të statistikave të ambulancave specialiste vetëm bë muajin e kaluar janë trajtuar 623 pacientë.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Sahadete Hadri tha se është shqetësues fakti se në këtë vit janë evidentuar 38 raste të moshave nën 18 vjeçare që janë prekur nga kjo sëmundje dhe që janë insulinmarrës.