Trupi jonë prodhon kortizol kur jemi të stresuar, dhe ky hormon ka funksione të ndryshme.
Më saktësisht e mirëmban homeostazën e trupit, e rregullon shtypjen e gjakut, inflamacionin, funksionet e zemrës, aktivitetin metabolik, funksionin e enëve të gjakut dhe aktivitetin e sistemit nervor qendror, transmeton Telegrafi.
Ky hormon prodhohet nga gjëndrat e veshkave, të cilat janë dy gjëndra të vogël që gjenden mbi veshka.
Pavarësisht të gjitha funksioneve që ka, kortizoli gjithashtu luan rol kyç në mënyrën se si trupi i tret karbohidratet, lipoidet dhe proteinat.
Sidoqoftë, stresi kronik mund të shpie në prodhim të tepërt të kortizolit, e kjo pastaj shpie në efekte të shumta anësore, siç është ankthi, depresioni, sistemi i dobët i imunitetit, shtypja e lartë e gjakut, sëmundjet e zemrës, etj.
Kështu, në mënyrë që ta mbajmë kortizolin në nivele stabile, ju duhet t’i ndiqni këto këshilla:
– Bëni ushtrime rregullisht në mënyrë që ta lironi stresin dhe emocionet tjera negative
– Nivelet e kortizolit mund të zvogëlohen edhe me ndihmën e një diete të shëndetshme, e cila është e pasur me fibra dhe proteina, dhe me ushqime si vezët, peshku, mishi pa yndyrë, perimet, pemët citrike, etj.
– Mungesa e gjumit është ndërlidhur me reagim negativ në trup dhe stres, kështu që duhet ta krijoni një rutinë të shëndetshme të gjumit për t’i ulur nivelet e kortizolit
– Meditimi i zvogëlon nivelet e kortizolit, sepse e trajton ankthin dhe stresin.