Gjatë ditëve me shi dhe të ftohta, mëngjesi është pjesa më e vështirë. Mirëpo, sipas ekspertëve ekzistojnë disa mënyra dhe hapa të thjeshtë, të cilat ju ndihmojnë të zgjoheni më të lumtur dhe me energji:
Zgjohuni menjëherë nga shtrati– Shumica e personave kanë tendencë të shtyjnë alarmin dhe ta vazhdojnë gjumin edhe disa minuta, mirëpo ky është një gabim, të cilin nuk duhet ta bëjmë.
Uji i ftohtë– Gjatë natës trupi dehidratohet, kështu që kur zgjoheni sigurohuni që të pini një gotë me ujë të ftohtë. Uji mund ta përmirësojë qarkullimin e gjakut, dhe kështu ju ndiheni më të kthjellur dhe energjikë.
Përgatitni një mëngjes të shëndetshëm– të hani një mëngjes të duhur, është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën.
Aktivizohuni– Një ecje e thjeshtë prej 10 minutave e aktivizon qarkullimin e gjumit dhe ju jep energji.
Inspirohuni– Nëse dëgjoni muzikë të mirë apo lexoni ndonjë libër, atëherë ju krijoni mendime pozitive dhe ndiheni më mirë