Fjalë Kyçe

Simptomat e reja të Covid 19, më pak temperaturë e kollë

Simptomat e reja të Covid 19, më pak temperaturë e kollë

Më pak kollë, por më shumë lodhje, më pak temperaturë, më shumë të përziera e të vjella, simptomat e COVID 19 po ndryshojnë.

Virusi po evoluon e po ndryshon armët me të cilat godet, thonë ekspertët. Tani mjaft nga të prekurit e rinj ankohen për dobësi të madhe trupore, lodhje, dhimbje të muskujve dhe të barkut, si edhe për të vjella, dhimbje koke e probleme gastrointestinale.Krahasuar me një vit më parë, duket se sëmundja i ka modifikuar pasojat mbi organizmin tonë, dhe gjithmonë e më pak, efekti i koronavirusit po lidhet me problemet respiratore.

Një studim britanik i realizuar me porosi të Ministrisë së Shëndetësisë, tregon nga 19 mijë pacientë të mbajtur nën vëzhgim, pothuajse gjysma nuk paraqesin më simptomat e zakonshme të lidhura me COVID 19, përfshirë këtu humbjen e shijes dhe të nuhatjes.Gjithmonë e më shumë po shfaqen shenja të tilla si të vjellat dhe diarreja. Kjo valë e re duket se prekë sidomos moshat më të reja.

Shqetësimet e lidhura me aparatin tretës ishin ato që raportoheshin më pak në fillimin e pandemisë, por sot prevalojnë teksa mosha e të sëmurëve është ulur në mënyrë drastike.